
Sulmuesit e Kombëtares shqiptare, janë shfaqur në formë të shkëlqyer pas grumbullimit të fundit.
Tauldnt Seferi, ishte protagonist absolut për ekipin e tij Bani Yas në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sulmuesi shqiptar, shënoi golin e vetëm të takimit, në minutat e fundit, për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij.
Protagonist në Turqi, ishte edhe Sokol Cikalleshi. I ardhur nga stoli në minutën e 60-të, Cikalleshi shënoi golin e avantazhit 4 minuta më vonë për Konyaspor, ndaj Kasimpasa, në ndeshjen që përfundoi 2-0.



