
Antonio Conte mund të rikthehet shumë shpejt në drejtimin e një skuadre. Pas largimit nga Interi në fund të sezonit të kaluar, teknikun italian në sezonin e ri mund të shikojmë në stolin e Arsenal.
Trajneri aktual i londinezëve, Mikel Arteta është shumë afër shkarkimit. Pas dy humbjeve në start të kampionatit, drejtuesve duket se i është mbushur kupa. Në rast se Arsenal humb edhe ndaj Manchester City këtë fundjavë, atëherë gjasat janë që Arteta të shkarkohet.
Drejtuesit pëlqejnë shumë Conten dhe janë gati t’i besojnë atij drejtimin e skuadrës. Nuk dihet ende nëse italiani do të pranojë të marrë drejtimin e “topçinjve”, pasi vlen të theksohet se pak kohë më parë refuzoi të marrë edhe drejtimin e Tottenham.



