Abazaj përmbys Egnatian me dopietë, Tirana nis shkëputjen drejt titullit

Abazaj përmbys Egnatian me dopietë, Tirana nis shkëputjen drejt titullit

Tirana ka regjistruar fitoren e radhës në kampionat, teksa mposhti Egnatian me rezultatin 2-1 me përmbysje.

Fitore me shumë vlerë për bardheblutë, që i afron edhe më shumë me titullin kampion.

Rrogozhinasit kaluan të parët në avantazh me Kasën në minutën e 22-të, por Tirana ia doli të përmbysë rezultatin, falë dy golave të shënuar nga Kristal Abazaj në minutat 38-të dhe 57-të.

Me këtë fitore, skuadra e Shehit shkëputet në krye me 53 pikë, 5 pikë më shumë se ndjekësit e Partizanit. Ndërkohë Egnatia mban vendin e tretë me 42 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy