
Trajneri i Korabit, Shpend Kumbarçe, foli për MCN TV, pas ndeshjes së fituar me Vorën.
Kumbarçe deklaroi se triumfi e gëzon skuadrën, ndërsa shtoi se ekipi është në rrugën e duhur, për objektivat sezonalë.
Fitorja na gëzon, ruajmë distancën me ekipet e tjera në gjashtë më të mirat, jemi në rrugën e duhur. Për sa i përket nisjes, kishim mungesa prej dëmtimeve, jo për kartonë, ekipi reagoi mirë në pjesën e dytë, ndërhyrjet që bëmë në formacion.
Vilson Lila ishte i dëmtuar prandaj ishte jashtë formacioni. Jemi në rrugën e duhur në realizimin e objektivit, për të qenë në gjashtë më të mirat, aty edhe ku i takon Korabit. Më vjen mirë që lojtaret e rinj na dhanë ambicie.



