Uzuni tund sërish rrjetën, Selahi shënon në ndeshjen e çmendur (VIDEO)

Uzuni tund sërish rrjetën, Selahi shënon në ndeshjen e çmendur (VIDEO)

Myrto Uzuni vazhdon të shkëlqejë në Hungari, aty ku aktivizohet me skuadrën e Ferencvaros. Sulmuesi beratas ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, teksa ditën e sotme shënoi golin e tretë, në ndeshjen që skuadra e tij fitoi me rezultatin 3-1 ndaj Upjestit në kampionat.

Rrugën e rrjetës e ka gjetur edhe mesfushori i Kombëtares, Lindon Selahi. Ky i fundit ishte protagonist në një sfidë të çmendur siç ishte ajo mes Gorica dhe Rijekas, e cila u mbyll me fitoren 3-4 të këtyre të fundit.

Selahi realizoi golin e barazimit 2-2 për Rijekën në minutën e 46-të. Fundi ishte me të vërtetë dramatik në këtë sfidë, pasi Gorica barazoi në minutën e 90-të për 3-3, ndërsa 2 minuta më vonë, Rijeka u rikthye përsëri në avantazh me Pavicic, duke marrë fitoren.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy