Sherr te Gjermania, lojtarët përplasen në stërvitje

Sherr te Gjermania, lojtarët përplasen në stërvitje

Grumbullimi i kombëtares së Gjermanisë para Europianit, nuk po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme.

Seanca e fundit stërvitore, u shoqërua nga një sherr brenda ekipit, ku protagonistë ishin Fullkrug dhe Rudiger.

Sipas “Bild”, sulmuesi shpesh ankohej për ndërhyrje të ashpra nga mbrojtësi dhe kërkonte ndalimin e lojës.

Drupal Ad

 

 

 

Në një moment, raportohet se Fullkrug, i shtrirë në fushë, shpërtheu në ofendime dhe shkoi drejt Rugider, me dy lojtarët që kishin përplasje fizike mes tyre.

Pas disa shtyrjeve, duhej ndërhyrja e stafit teknik, për të qetësuar situatën dhe për të ndarë dy lojtarët. Stërvitja u ndërpre për disa minuta dhe rifilloi pas qetësimit të dy lojtarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy