
Si në çdo merkato tjetër edhe në atë të dimrit Roma besohet se do të jetë një ndër protagonistët referuar Italisë.
Tek ‘’ Verdhekuqtë ‘’ po punohet fort, të cilët tashmë drejtohen nga Gian Piero Gasperini.
Italiani la gjurmë edhe në të kaluarën tek Atalanta duke e kurorëzuar eksperiencën me shumë performanca pozitive dhe gjithashtu fitimin e Europa Leagues, i cili po analizon të ardhmen.
Këtë herë ishi i Genoas e ka përqëndruar vëmëndjen tek ofensiva dhe si duket menjëherë ka qëlluar në shenjë duke e gjetur elementin që i duhet.
Flitet për Hugo Duron, një referent tek Valencia, skuadër me të cilën po zhvillon sezonin e pestë.
Golashënuesi ka patur progres në La Liga, një ndër më të rëndësishmet e Europës.
Spanjolli e përfundon kontratën me bardhezinjtë në 2028-tën, drejtuesit e të cilëve janë të hapur për të negociuar.
Në fakt traineri Carlos Corberan e vlerëson maksimalisht por interesi i gjigandëve të Scudettos mund t’ia ndryshojë të ardhmen.
Dyert e ‘’ Olimpicos ‘’ tashmë janë hapur për 25 vjeçarin dhe njëkohësisht Valencia mund të humbasë një pilar të metrave të fundit.
Hugo Duro ndodhet në një moment kyç në karrierë dhe mund të provojë veten shumë shpejt në kampionatin italian, gjithmonë nëse oferta e presidentit Dan Friedkin do të jetë e konsiderueshme.



