Ka dalë nga akademia e Portos, Kukësi firmos me mbrojtësin portugez

Ka dalë nga akademia e Portos, Kukësi firmos me mbrojtësin portugez

Kukësi ka prezantuar afrimin e radhës në merkato. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin portugez, Tiago Ferreira.

Futbollisti 29-vjeçar ka firmosur për dy sezone me klubin verilindor dhe është bashkuar me ekipin në Turqi, aty ku ekipi ka zhvillon fazën përgatitore para fillimit të kampionatin.

Ferreira vjen te Kukësi nga kampionati iranian, duke qenë sezonin e fundit pjesë e skuadrës së Tractor, teksa në të shkuarën ka luajtur edhe për ekipe si MTK Budapest, Universitatea Craiova, Uniao Madeira e Zulte Waregem, por edhe me Portugalinë U-21.

Mbrojtësi  është një prodhim nga akademia e Portos, duke qenë pjesë e ekipeve zinxhir të Portos, teksa ka luajtur edhe me ekipin Porto B.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy