Vettel shkatërron Ferrarin në ditën e dytë të provave në Barcelonë (VIDEO)

Vettel shkatërron Ferrarin në ditën e dytë të provave në Barcelonë (VIDEO)

Piloti gjerman i Ferrarit është aksidentuar me njëvendëshen e tij në ditën e dytë provave gjatë testimit të makinës në Barcelonë.

Sebastian Vettel tremb botën e Formula 1, pak javë para nisjes së kampionatit në garat me makinat e shpejta, duke sjellë panik tek të pranishmit. 

Por pavarësisht nga përplasja e dhunshme, Vettel ia hodhi paq, me gjermanin që u shfaq i qeshur pas incidentit. 31 vjeçari u përplas me muret rrethuese gjatë testimit të makinës në pistën e Spanjës. Shkak i humbjes së kontrollit të makinës nga Vettel besohet të jetë një problem mekanik. 

Deri në atë moment, katër herë kampioni i botës kishte përshkruar 40 xhiro, duke regjistruar kohën e dytë më të shpejtë të ditës. Gjermani e përshkoi pistën në kohën 1 minutë 18 sekonda e 195 të mijëtat. 

Ky nuk është problemi i parë që has Ferrari i këtij sezoni, pasi ditën e djeshme, probleme shfaqi njëvendëshja e Charles Leclerc. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy