Zyrtare/ Atletico Madrid firmos me sulmuesin Julian Alvarez

Zyrtare/ Atletico Madrid firmos me sulmuesin Julian Alvarez

Julian Alvarez është zyrtarisht një lojtar i Atletico Madrid. Njoftimi ka ardhur nga vetë klubi spanjoll.

Klubi madrilen dhe Manchester City kanë mbyllur marrëveshjen për 95 milionë euro, përfshirë këtu edhe bonuset.

Alvarez prej kohësh ka kërkuar largimin nga City, për shkak të minutave të pakta në dispozicion.

Madje gjatë kësaj vere, lojtari kishte edhe një polemikë në distancë me trajnerin Guardiola, diçka që i ftohu edhe më tepër marrëdhëniet mes tyre.

Sulmuesi argjentinas ka firmosur kontratë 5-vjeçare dhe menjëherë do të vihet nën urdhrat e trajnerit Simeone.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy