
Antonio Conte u zyrtarizua te Tottenham vetëm pak ditë më parë dhe ka nisur të mendojë që tani për lëvizjet që do të bëjë në skuadër në merkaton e janarit.
Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, kërkesa e parë e trajnerit italian në merkato është mesfushori i Milanit, Franck Kessie.
Këtij të fundit i përfundon kontrata me kuqezinjtë në fund të sezonit dhe ende nuk është arritur një marrëveshje për rinovimin e saj.
Nga kjo do të provojnë të përfitojnë drejtuesit e Tottenham, të cilët po përgatisin ofensivën për ta marrë mesfushorin nga Bregu i Fildishtë në janar.



