Juventusi refuzon Real Madridin për Vlahovic

Juventusi refuzon Real Madridin për Vlahovic

Në javët e fundit e ardhmja e Dusan Vlahovic është lidhur ngusht me Real Madridin , sulmues i cili ka humbur ndjeshëm terren tek Juventusi.

Megjithatë , drejtuesit e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ besojnë tek aftësitë e sulmuesit dhe gjatë një interviste drejtori sportiv Francesco Calvo ka deklaruar se ishi i Fiorentinës është shumë i rëndësishëm tek ish rekordmenët e Serisë A dhe ia ka mbyllur derën një largimi të mundshëm :

“ Dusan është një lojtar kyç për të ardhmen e Juventusit. Ai jep maksimumin çdo ditë dhe kemi besim se do ta ndihmojë shumë ekipin në vijimësi ‘’, ishin këto fjalët e Francesco Calvos për të famshmen spanjolle ‘ As ‘.

Megjithatë , ashtu siç njihen botërisht, ‘’ Galaktikët ‘’ kanë luftuar deri në momentin e fundit për objektivat , të mbështetur fuqimisht nga presidenti Florentino Perez, pa të cilin zor se mund të shëndërroheshin në një ndër klubet më të suksesshëm në botë.

Besohet se në të ardhmen , rendimenti i 23 vjeçarit do të vijë në rritje , ashtu si në të kaluarën tek ‘’ Vjollcët ‘’ , ekip ku u konsiderua një ndër sulmuesit më të rrezikshëm në Serinë A dhe më gjerë .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy