
Amir Kahrimanoviç, është lojtari më i ri i Vllaznisë. Fantazisti kroat, do të vazhdojë karrierën në Shkodër, pas largimit nga skuadra e Erzenit.
Kahrimanoviç, u zyrtarizua këtë të hënë nga klubi i Vllaznisë, ndërsa firmosi kontratë një vjeçare, nën praninë e presidentit Alban Xhaferi.

POSTIMI:
Vllaznia dëshiron të bëjë të ditur se nga sot pjesë e saj do të jetë edhe futbollisti Amir Kahrimanoviç. Drejtuesit e klubit kanë rënë dakord dhe më pas është firmosur një kontratë njëvjeçare me mesfushorin-fantazist që në dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e ekipit të Erzenit ku ka spikatur me performancën e tij.



