
Isco ka vendosur të largohet nga Sevilla, duke ndërprerë kontratën dhe po bëhet gati për një aventurë të re.
Mesfushori spanjoll mund të vazhdojë karrierën në Itali, aty ku ndiqet me interes nga Juventusi. Trajneri Massimiliano Allegri, e pëlqen shumë lojtarin në fjalë dhe për këtë arsye, dëshiron ta ketë në skuadër.
Për të mbërritur te Isco, “Zonja e Vjetër” duhet të largojë një tjetër mesfushor dhe sipas asaj që raportojnë mediat italiane, i sakrifikuari do të jetë Weston McKennie.



