Real Madridi mundësi të artë për Pogba

Real Madridi mundësi të artë për Pogba

Situata e vështirë e Manchester United që është në kërkim të një zëvëndësuesi për Ole Gunnar Solskjaer për arsye të rezultateve të dobëta  ka ndikuar në mënyrë direkte edhe tek komponentët më të rëndësishëm të ekipit .

Mesfushori Paul Pogba ka filluar të shprehë pakënaqësitë  në lidhje me avancimin e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ dhe pas derës është duke fërkuar duart Real Madridi. 

Pikërisht në këtë moment ‘’ Los Merengues ‘’ kanë më shumë shanse për të firmosur me francezin sepse favori i tyre është se 28 vjeçari finalizon kontratën në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ në fundin e këtij sezoni dhe ecuria e deritanishme e anglezëve redukton shanset e qëndrimit të tij .

 Sipas As kryeqytetasit kërcënohen nga Juventusi që me rikthimin e Massimiliano Allegrit ka ndryshuar paksa në lidhje me sezonin e kaluar por i duhet akoma kohë për tu riadaptuar tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’.  Projekti i Florentino Perez s’ka ndonjë risi sepse gjithmonë ka rezultuar shumë ambicioz sidomos për lojtarë që vijojnë të lënë gjurmë . 

Pas largimit të Cristiano Ronaldos nga  ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ Real Madridi ka filluar rrëshkitjen sepse portugezi është një lojtar unik dhe e ka demostruar në çdo skuadër ku ka vënë këmbët .  

Një situatë e pa hasur më përpara e cila  e ka nxitur kampionin në fuqi të botës për të kërkuar largimin nga  ‘’ Pallati i Endërrave ‘’ janë dy ndeshjet rrjesht gjatë të cilave çuditërisht ka ngrohur stolin dhe vendimi i trainerit norvegjez i ka dhënë shtysë për të qënë afër largimit nga  Manchester United .

Për të dominuar përsëri në kompeticionet e rëndësishme  ‘’ Los Blancos ‘’ kanë nevojë për formimin e një skuadre solide dhe Paul Pogba është një kandidat i denjë për të lideruar mesfushën e kryeqytetasve në të ardhmen.

 

  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy