Juventus mendon për Donnarumman

Juventus mendon për Donnarumman

Kritikat e kohëve të fundit e kanë vënë seriozisht në dyshim qëndrimin e Gianluigi Donnarummas në ‘’ Parque de Prince  ‘’ .

Italiani  nuk i ka përmbushur pritshmëritë dhe tek një skuadër e cila aspiron fitimin e trofeve të rëndësishëm , kryesisht atë të Champions Leagues , ky fakt konsiderohet i patolerueshëm .

Gjithsesi aftësitë e gardianit të tre shtyllave janë të padiskutueshme dhe nga kjo situatë e ndërlikuar ka menduar të përfitojë Juventusi, ekip që do të tentojë rikthimin e 24 vjeçarit në Serinë A gjatë merkatos së verës.

Bardhezinjtë e kanë konsideruar gjithmonë si zëvëndësuesin ideal të Gianluigi Buffon sepse pavarësisht paraqitjeve të mira të Szczesny-t , ish rekdormenët e Scudettos pretendojnë ta kenë pjesë të projektit të së ardhmes Gianluigi Donnarumman .

Një kalim në ‘’ Allianz Stadimum ‘’ do ta shëndërronte automatikisht në një ndër transferimet më cilësore të merkatos së verës, i cili do të provonte veten tek një skuadër e cila ndër vite ka bashkjetuar me suksesin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy