Barcelona kërkon të blindojë tre lojtarë

Barcelona kërkon të blindojë tre lojtarë

  Me merkaton e përfunduar tashmë , Barcelonës nuk i ka mbetur gje tjetër veçse  konsolodimit të skuadrës . Drejtuesit e katalanasve i kanë hedhur sytë tek tre lojtarë të cilët konsiderohen e ardhmja e spanjollëve dhe kanë nisur punën për qëndrimin e tyre në ‘’ Camp Nou ‘’.  Flitet për Pedrin , Osumane Dembele dhe  Ansu Fati , prezenca e të cilëve pritet ti sjellë shumë benefite skemave të Ronald Koeman gjatë kohes .

Për sa i përket sulmuesit francez ,  traineri hollandez është i sigurtë se do ta lërë pas periudhën e dëmtimeve dhe me potencialin që e karakterizon  mendohet se do t’ia ndryshojë fytyrën kësaj skuadre prej të cilës pritet shumë pavarësisht largimit të legjendës Lionel Messi.  

Pas tij renditet Ansu Fati .  Periudha e dëmtimit i cili i shkaktoi largimin prej fushave të lojës për një kohë të gjatë tashmë është hedhur prapas krahëve . Karakteristikat e lojës së  18 vjeçarit përputhen shumë mirë me kërkesat e Ronald Koeman i cili vijon të ketë shumë besim në aftësitë e   sulmuesit nga Guinea . Për më tepër  Ansu Fati  konsiderohet si një garanci absolute për të ardhmen dhe pavarësisht problemeve të hasura së fundmi, drejtuesit e katalanasve kërkojnë të blindojnë qëndrimin e tij . Lista mbyllet me Pedrin .  

18 vjeçari ka treguar shumë pjekuri në qendër të mesfushës dhe i ka bërë mirë detyrat tek një skuadër që konsiderohet ndër më të famshmet e planetit .

 Paraqitjet pozitive i kanë dhënë shansin për të përfaqësuar kombëtaren ‘’ La Furia Roja ‘’ të cilës ia ka ngritur vlerat me prezencën e tij .  Me këto arritje rinovimi i Pedrit mbetet një ndër prioritetet e presidencës së lideruar nga Joan Laporta  të cilin e pret një sfidë e vështirë por duhet theksuar se mbetet një emblemë për arsye të sukseseve të arritura në të kaluarën .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy