
Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, u shpreh se nuk do të drejtojë kurrë skuadrën e Barcelonës.
Kjo sipas tij, vjen për shkak të historisë së tij te madrilenët, klub për të cilët tha se janë më të mirët në botë.
Për mua është e pamundur të jem trajner i Barcelonës për shkak të historisë sime, kështu që nuk do të ndryshoja.
Unë kam shumë respekt për Xavin dhe për Barcelonën, por nuk e ndryshoj veten për askënd, sepse jam në klubin më të mirë në botë, në një vend ku shoh shumë dashuri.
Jemi prapa Barcelonës, por jemi të kënaqur me sezonin. Nuk duhet të harrojmë se ecuria e Barcelonës ka qenë e shkëlqyer.



