I përfundon kontrata me Juventusin, Dybala dëshiron kalimin te Milani

I përfundon kontrata me Juventusin, Dybala dëshiron kalimin te Milani

Paulo Dybala është në përfundim të kontratës së tij me Juventusin dhe në fund të sezonit do të largohet.

Interesimet në drejtim të argjentinasit nuk mungojnë, por duket se ai e ka një dëshirë ku dëshiron të vazhdojë karrierën. Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, argjentinasi pëlqen një kalim të tij te skuadra e Milanit.

“La Joya” do të përshtatej shumë mirë me skemat e Piolit dhe për këtë arsye thuhet se në rast se qëndron në Itali, dëshiron kalimin te Milani, para Interit. Këta të fundit e ndjekin prej kohësh, por në javët e fundit duken disi të tërhequr për shkak se duhet të bëjnë një sakrificë financiare, për pagën e lojtarit.

Pikërisht rroga është problem edhe te Milani, me kuqezinjtë që nuk ofrojnë pagë më të madhe se 4.5 milionë euro në sezon, praktikisht sa gjysma e asaj që kërkon Dybala. Sulmuesi ka dhënë dritën jeshile agjentëve të tij të nisin bisedimet me Milanin, por një marrëveshje duket e vështirë.

Për 28-vjeçarin ka pasur edhe interesime nga Premier League, nga Arsenal dhe Newcastle, por thuhet se vetë lojtari i ka refuzuar propozimet e dy klubeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy