
Transferimi nga Lazio tek Interi ishte piknisja e një aventure e cila po rezulton tejet e suksesshme për Joaquin Correan .
Argjentinasi konsiderohet një ndër elementët kyçë të zikaltërve në vijën sulmuese dhe së fundmi Newcastle është interesuar për shërbimet e tij .
Anglezët e kanë filluar sezonin me objektivin e arritjes në Europë dhe fakti se janë ekipi më i fuqishëm i botës aktualisht sigurisht i garanton në njëfarë mënyre blerjet cilësore gjatë periudhës së merkatos .
Sipas ‘ Calciomercatos ‘ në ‘’ St James Park ‘’ po studiohet një ofertë në adresë të italianëve dhe sipas informacioneve të fundit drejtuesit e Newcastle parashikohet se do të përfitojnë nga rendimenti jo optimal i ishi-t të Lazios për ta blerë kundrejt një shifre të përballueshme.
Duhet kujtuar se me mbërritjen e Simone Inzaghit në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’, një ndër peticionet e italianit ishte transferimi i ish nxënësit të tij dhe fillimisht ekipi nga Milano arriti ta huazojë 28 vjeçarin nga Tucuman e më pas Interi konkretizoi blerjen e golashënuesit për 24 milionë euro.
Aktualiteti tek ish kampionët e Serisë A nuk është aspak favorizues për Joaquin Correan dhe Newcastle United ka si asin nën mëngë faktin e të qënit ekipi me i pasur i botës , tejet tërheqës për shumë lojtarë cilësorë.
312 minutat e deritanishme Joaquin Correa i ka kanalizuar në 12 sfida të luajtura , duke kontribuar me 2 gola dhe 2 asiste , shumë pak për një lojtar të kalibrit të tij.
Pa dyshim që objektivi i ‘’ Las Urracas ‘’ lidhet me fitimin e trofeve dhe sidomos pjesëmarrjes në Europë dhe blerjet cilësore janë një ndër kryefjalët e merkatos së Newcaslte United .



