
Ecuria e Nico Williams tek Athletic Bilbao po rikonfirmon se mbetet një ndër më cilësorët aktualisht.
Për spanjollin është futur seriozisht në garë Manchester United, drejtuesit e të cilit do të këmbngulin për të firmosur gjatë merkatos së verës.
Golashënuesi nga Pamplona konsideron se ka mbërritur momenti për të ndërruar destinacion i cili duhet me patjetër të marrë një vendim.
Me vetëm 21 vite mbi supe ka arritur në një nivel kompetitiv dhe sportiv për tu marrë shembull, i cili i ka qëndruar besnik vaskëve.
Edhe tek ‘’ La Furia Roja ‘’ ka rezultuar protagonist dhe konsiderohet një ndër më të mirët nga Luis de la Fuente.
Interesi i 20 herë kampionëve të Premier Leagues ia rrit natyrisht vlerat dhe ia hap derën për të provuar veten në një ndër ligat më prestigjoze të Europës.
Nico Williams spikat për teknikën, shpejtësinë dhe driblimet, i rrezikshëm për rivalët në çdo moment që kap topin.
Mënyra se si luhet ne Angli sigurisht është e duhura për lojtarin nga Pamplona, e ardhmja e të cilit mund të ndryshojë shumë shpejt dhe në çdo aspekt.
Klauzola e prishjes së kontratës me Athletic Bilbaon i arrin 100 milionë eurot, një shifër aspak problematike për xhepat e Joel dhe Avram Glazer.
Manchester United në çdo merkato vijon të jetë protagonist dhe çdo lojtar është koshient për benefitet që mund të ketë nëse vendos të transferohet në të “ Pallatin e Endërrave ‘’.
Në sezonin e gjashtë në ‘’ San Mames ‘’ fituesi në fuqi i Europianit numëron 4 gola dhe 3 asiste në 26 sfida i cili do të jetë një ndër më të pretenduarit gjatë verës.



