
Prej shumë sezonesh Nico Williams vijon të jetë një ndër më të mirët tek Athletic Bilbao.
Me kalimin e kohës sulmuesi ka patur një protagonizëm edhe tek Spanja e Luis de la Fuentes, fakt i cili gjthmonë është marrë në konsideratë nga drejtuesit e vaskëve.
Për këtë arsye në orët e fundit është marrë një vendim në lidhje me golashënuesin, i cili lidhet me shitjen e tij gjatë merkatos së verës.
Ofertat tunduese sigurisht janë analizuar me detaje nga presidenti i ‘’ Los Rojiblancos ‘’ Jon Uriarte Uranga i cili ka deklaruar se gjatë merkatos së verës pretendon shitjen e Nico Williams.
Gjithsesi duhet patur parasysh se kontrata e bomberit përfundon në 2035-sën dhe kreu i Athletic Bilbaos nuk ka ndërmend të negociojë për një shifër poshtë 95 milionë eurove.
Manchester United ka shprehur interes për fituesin në fuqi të Europianit me ‘’ La Furia Rojan ‘’, një komponent shumë i rrezikshëm në metrat e fundit, i shpejtë dhe tejet teknik.
‘’ Djajtë e Kuq ‘’ janë një pretendent i cili duhet marrë seriozisht pasi konsiderohen gjithashtu ndër më të pasurit në botë dhe natyrisht karriera e Nico Williams mund të ndryshojë në çdo aspekt.
Por, për 20 herë kampionët e Premier Leagues s’do të jetë aspak e lehtë sepse edhe Chelsea bashkë me Arsenalin kanë nisur ofensivën për ta larguar nga ‘’ San Mames ‘’, ç’ka e bën këtë garë edhe më emocionuese.
Nuk përjashtohen të tjerë ekipe duke qenë se bëhet fjalë për një ndër lojtarët më cilësorë referuar rolit ku aktivizohet i cili në sezonin aktual ka kontribuar me 4 gola dhe 3 asiste në 26 sfida.



