
Rinovimi me mesfushorin Hakan Calhanoglu vijon të jetë një ndër prioritetet e drejtuesve të Interit në vigjilie të sezonit te ri .
Turku është pretenduar së fundmi nga ekipe si Juventusi dhe Sevilla por në orët e fundit agjenti Gordon Stipic ka udhëtuar drejt Milanos për ta përfunduar këtë histori.
Thuhet se ky rinovim do të shoqërohet me një rritje të konsiderueshme rroge për 29 vjeçarin , i cili ka rezultuar një ndër më të mirët e 11- shes së Simone Inzaghit në këtë sezon dhe ka kontribuar në ecurinë e mrekullueshme të zikaltërve në Champions League , të cilët mbrëmjen e djeshme prenë biletën për në finalen e Stambollit duke e mundur edhe njëherë Milanin .
Kjo arritje sigurisht është shumë e rëndësishme dhe tregon se Interi u rikthye më i fortë nga disfatat e të kaluarës në kompeticionin më prestigjoz europian për klube.



