Tijjani Reijnders, objektiv i Manchester City-t

Tijjani Reijnders, objektiv i Manchester City-t

Sezoni me shumë luhatje i Manchester City-t po i shton përpjekjet e drejtuesve për të bërë maksimumin gjatë merkatos së janarit.

Ekipi i Pep Guardiolas nuk po e ngre dot kokën dhe sigurisht ky fakt është tejet shqetësues.

Bardhekaltërit çuditërisht pas 16 sfidave të zhvilluara në Premier League janë jashtë zonës Champions dhe përgjegjësi kryesor për këtë situatë është i famshmi Pep.

Ishi i Barcelonës po monitoron disa lojtarë për ti ardhur në ndihmë ishullorëve në fazën më përcaktuese të sezonit dhe një ndër ato që e ka bindur deri më tani është Tiijani Reijnders.

Hollandezi ka ditur të avancojë me Milanin, shumë i aftë në mesfushë dhe gjithashtu spikat për vizionin për lojën.

Drupal Ad

Flitet se për 26 vjeçarin Al Mubarak mund të ofrojë afro 50 milionë euro, një shifër e konsiderueshme por jo problematike për xhepat e numrit një të ‘’ Qytetarëve ‘’.

Ndoshta ishi i Az Alkmaarit mund të vendosë nisjen e një tjetër eksperience në ‘’ Etihad ‘’, gjithmonë nëse negociatat midis palëve të përfshira do të rezultojnë të suksesshme.

Përveç ‘’ Djallit ‘’, Tijjani Reijnders është një referent edhe tek kombëtarja e ‘’ Tulipanëve ‘’, me të cilën zhvilloi edhe Europianin e verës së kaluar.

4 gola dhe 2 asiste në 14 sfida janë arritjet e deritanishme me shtatë herë fituesit e Champions Leagues, ekip i cili po has vështirësi sidomos në Serinë A pasi renditet momentalisht jashtë Europës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy