Partizani pret Tiranën në derbi/ Dy trajnerët kërkojnë tre pikët nga skuadrat

Partizani pret Tiranën në derbi/ Dy trajnerët kërkojnë tre pikët nga skuadrat

Partizani dhe Tirana do të përballen nesër me njëra-tjetrën në supersfidën e javës së 33 të Superligës. Në prag të takimit,të dy trajnerët kanë kërkuar tre pikët nga skuadrat

Të kuqtë kanë detyrim fitoren, pasi çdo rezultat tjetër i largon nga gara për titull. Një ditë para takimit, trajneri Ilir Daja ka kërkuar me çdo kusht tre pikët, ndërkohë që lojën e mirë të skuadrës së vet e sheh si çelës të suksesit. 

Presioni është më i madh te kundërshtari sepse në këtë edicion kemi qenë dy herë fitues dhe një ndeshja ka përfunduar në barazim. Gjithsesi derbet ndoshta nuk lidhen me njëri tjetrin, presioni mund të jetë më i shtuar te Tirana për të marrë rezultatin, por në këto momente që jemi pritshmëria, motivimi nga ekipi jonë do jetë maksimal. Kjo përveçse është një derbi luhet edhe në momentet e fundit të kampionatit ku rivaliteti është maksimal,’-u shpreh Daja.

I pranishëm në konferencë drejtori i të kuqve Olsi Rama, është shprehur i shqetësuar për praninë e tifozëve kundërshtarë në stadiume ku luan Partizani.

“Partizani ka një disavantazh. Kur luan jashtë Partizani ka tifozë kundërshtarë, në Laç, në Shkodër dhe në Korçë, ndërkohë që ne e respektojmë protokollin. Në Laç e pamë të gjithë se çfarë ndodhi dhe ajo ishte e turpshme. VIP-at, tifozët e Skënderbeut, ishin gjatë gjithë pjesës së dytë mbështetës së skuadrës kundërshtare edhe këto ndikojnë te lojtarët, të cilët nuk i kanë prej një viti tifozët. Do ishte një gjë e madhe për Partizanin, rikthimi i tifozëve”.

Fitorja  është jetike edhe për Tiranën,pasi bardheblutë synojnë zonën e Europës.

Trajneri i kampionëve Orges Shehi ka kërkuar tre pikët në derbi,ndërkohë që parashikon një ndeshje të luftuar

“Unë them që skuadra ime është në moment të mirë. Është e qetë dhe e pret derbin me shumë besimin për të arrit atë që duhet, tre pikët,”-deklaroi Orges Shehi, trajneri i Tiranës.

Derbi i 160 i Kryeqytetit do të luhet në Air Albania në orën 19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy