
Në merkaton e dimrit drejtuesit e Arsenalit do të fokusohen maksimalisht tek përforcimi i prapavijës, repart i cili nuk po e bind Mikel Artetan në këtë fazë të parë të sezonit.
Tekniku i kryeqytetasve po analizon me shumë kujdes progresin e Milos Kerkez.
Në 2023-shin hungarezi u largua nga Az Alkmaari për të nisur një eksperiencë tek Bournemouth, në një ndër kampionatet më të bukur të Europës siç është Premier League.
20 vjeçari ka treguar se është shumë solid dhe efikas, i cili e ka impresionuar numrin një të stolit të ‘’ Topchinjve ‘’, sipas BBC Sport.
Me kalimin e kohës është shëndërruar në një ndër mbrojtësit më premtues të kontinentit të vjetër, i cili me mënyrën sesi luan konsiderohet i duhuri për një ekip si Arsenali.
Nëse do të vijojë me këtë ritëm shumë shpejt mund të transferohet në ‘’ Emirates ‘’, tek 13 herë fituesit e kampionatit anglez.
7 sfidat në sezonin e dytë tek Bournemouth po rifkonfirmojnë cilësitë e Milos Kerkez, të cilit mund ti ndryshojë karriera në çdo kuptim.



