
U luajtën ditën e sotme, katër ndeshje në Ligën e Kombeve. Në Ligën A, Belgjika shkatërroi me shifrat e thella 6-1 Poloninë, ndonëse këta të fundit kaluan në avantazh të parët me Leëandoëski në minutën e 28-të.
Belgët ishin të papërmbajtshëm pas golit të shënuar, duke realizuar 6 herë, për të marrë fitoren, që i ngjit në vendin e dytë me 3 pikë.
Vendi i parë në grup, mbahet nga Holanda me 6 pikë. “Tulipanët” mposhtën në minutat e fundit Uellsin me rezultatin 1-2.
Në Ligën B, Ukraina triumfoi minimalisht ndaj Irlandës, ndërsa Skocia mposhti 2-0 Armeninë.



