
Koha kalon dhe Lautaro Martinez vijon të jetë seriozisht i përfshirë në listën e Cholo Simeones të cilit i mungon një sulmues pykë për ti çuar ‘’ Los Colchoneros ‘’ drejt lavdisë .
E ardhmja e Luis Suarez dhe Joao Felix është më tepër jashtë sesa në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ dhe për spanjollët është e domosdoshme ndërhyrja për fuqizimin e këtij reparti .
Argjentinasi do të jetë i lidhur me ‘’ Giusseppe Meazzan ‘’ deri në 2026-tën por nuk e ka të sigurtë qëndrimin tek Interi dhe kampionët e La Ligas s’mund ta humbasin këtë rast sepse ishi i Racing Avellaneda është një lojtar shumë i rrezikshëm në metrat e fundit.
Problemet me Fair Play-n i detyrojnë italianët të shesin peshat e rënda për të mos i shtuar ato dhe kanë përcaktuar 70 milionë euro për largimin e 24 vjecarit i cili i ka dhënë shumë Interit gjatë katër sezoneve .
Dhimbjet e kokës për ‘’ El Cholon ‘’ vijojnë sepse përveç uruguajanit dhe portugezit edhe Antoine Griezmann nuk e ka të sigurtë qëndrimin në Madrid dhe Lautaro Martinez ia ka mbushur mendjen se mund ta bëjë që ta harrojë shumë shpejt të tashmen e hidhur pasi është një lojtar tepër i veçantë dhe sidomos vjen pas fitimit të Scudettos me Interin , nën drejtimin e Antonio Contes që diti të mposhtë Juventusin duke ndryshuar historinë në Serinë A .
12 gola në 35 sfida nuk e kanë kënaqur Simone Inzaghin por Diego Simeone mendon se me prezencën e tij , ofensiva mund të funksionojë ndryshe .



