
Ka përfunduar faza e garave në grupe në “Euro 2020”, pasi që u zhvilluan ndeshjet e fundit për xhiron e tretë. Tani janë mësuar të gjitha skuadrat që janë kualifikuar në raundin tjetër, derisa dihen edhe çiftet për fazën e 1/8 së finales.
Dy ditë pushim tani, para një faze tjetër të jashtëzakonshme të një Europiani të jashtëzakonishëm.
Më datë 26 qershor, zhvillohen dy ndeshje.
Në “Johan Cruijff ArenA”, Uellsi dhe Danimarka hapin raundin e të 16-ave, me fillim në orën 18:00.
Në orën 21:00, në “Wembley Stadium”, Italia përballet me Austrinë.
Më datë 27 qershor, luhen edhe dy ndeshje të tjera të jashtëzakonshme.
Dita nis në Budapest, me ndeshjen e orës 18:00, ku Holanda dhe Çekia përballen në stadiumin me kapacitet të plotë, “Puskas Arena” i Hungarisë.
Fituesi i këtij takimi përballet me fituesin e ndeshjes Uells-Danimarkë.
Në orën 21:00, vjen superdueli mes yjeve të Belgjikës dhe yjeve të Portugalisë, nën qiellin e Sevilla-s, në “La Cartuja”.
Fituesi i këtij superdueli, përballet me fituesin e Itali-Austri.
Më datë 28 qershor, dita e parafundit e raundit të 16-ave, zhvillohen:
Në orën 18:00, në “Parken Stadium” të Danimarkës, takohen Kroacia me Spanjën.
Në orën 21:00, Franca me Suedinë, në Bukuresht.
Fituesit e këtyre ndeshjeve përballen mes vete në fazën çerekfinale.
Më datë 29 qershor, mbyllet edhe kjo fazë.
Ditën e nisim me një ndeshje klasike, ku në Londër, para tifozërisë vendase, Anglia pret Gjermaninë.
Kurse, Suedia dhe Ukraina, në “Hampden Park”, përballen në ndeshjen përmbyllëse të raundit të 16-ave.
Të dy fituesit e këtyre takimeve, përballen në çerekfinale.



