Primera Division  [ Java e 29-të]

Primera Division [ Java e 29-të]

                                

Pauza dy javore për shkak të eleminatoreve  ka rikthyer sërish  Primera Division .   Java e 29-të u hap me ndeshjen e mbrëmjes së djeshme ndërmjet Levantes vs Huescas  e përfunduar me rezultatin 0-2.  Pa përfundimit të saj  të besuarit e Paco Lopez renditen të 10-tët në tabelë , ndërsa për Huescan ka rezultuar një frymëmarrje  shprese sepse mbetet vetëm një pikë larg shpëtimit , por parashikohet se do të ketë akoma punë për të bërë në javët e ardhshme sepse në nuk i lejohet asnjë hap fals .  Kjo ndeshje do ti lërë vendin 3 ndeshjeve të sotme .

Ajo hapësja do të  vërë përballë  në orën 14.00 surprizën e Uefa Europa Leagues Granadën që do të presë në ‘’ Los Carmenes ‘’  Villarealin .  Vendasit do të kërkojnë ta shfrytëzojnë në maksimum këtë ndeshje por me mëndjen e fokusuar tek  çerekfinalja  e parë historike me Manchester United  që do ta ketë vendin në datën 8 prill . Për ‘’ Nëndetësen e Verdhë ‘’  historia pak a shumë do të jetë e njëjtë  sepse  momentalisht renditen të 7-tët dhe e presin dy sfida shumë të vështira në kompeticionin e dytë europian për nga rëndësia me kroatët e Dinamo Zagrebit.  Për këtë ndeshje Diego Martinez nuk do të ketë të gatshëm Foulquier,  Neva , Suarez , Milla dhe Soro , ndersa Unay Emery  Coquelin , Foyth dhe Etupiñan .

Ora 16.15 do të vërë përballë gjigandët e Real Madridit që do të presin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’  modestët e Eibarit . Zinedine Zidane-s do ti duhet ti bëjë llogaritë pa Modric dhe Sergio Ramos në këtë ndeshje e cila nuk lë vend për gabime . Megjithatë edhe pse është një kundërshtar i lehtë në letër ,  fakti i të qënit i fundit në renditje i bën ‘’ Azulgranët ‘’ shumë të rrezikshëm   pavarësisht se parashikimet i favorizojnë ndjeshëm ‘’ Galaktikët ‘’ në daljen  faqebardhë nga kjo ndeshje . Problemi i vetëm që do të ketë mbrojtja e sotme e kryeqytetasve pa harruar  mungesën e kapitenit janë kundërsulmet e shpeshta të Eibarit që gjithmonë kanë patur një koefiçent rrezikshmërie shumë të lartë . Kjo sfidë nuk i lejon asnjë gabim Real Madridit sepse  do ta ndërlikonte  luftën për fitimin e  Primera Division pavarësisht se vëmëndja është përqëndruar tek çerekfinalja e parë  e Champions Leagues ndaj Liverpoolit e parashikuar të zhvillohet në  datën 6 prill  . Reali do të ketë një mundësi të artë për të siguruar një rezultat pozitiv në shtëpi  dhe të shtojë forcat për atë të kthimit në ‘’ Anfield Road ‘’ pas 8 ditësh .

                         Formacionet e mundshme :

 

Real Madrid :  Courtois ,  Lucas Vazquez , Varane ,  Nacho , Mendy ,  Casemiro , Isco, Modric, Asensio, Vinicius , Benzema

Eibar :  Dmitrovic ,  Pozo, Oliveira,  Arbilla ,  Cote,  Diop,  Aleix Garcia ,  Exposito,  Inui , Bryan Gil , Kike Garcia

 

 E shtuna do të mbyllet me sfidën Osasuna vs Getafe në orën 18.30 .  Të besuarit e Jagoba Arrasate do të kërkojnë të lënë pas dy barazimet me rrjeta të paprekura kundër Real Valladolidit dhe Huescas dhe ti shkëputen vendit të 13- të në tabelë  ndërsa  ‘’ Los Azulones ‘’ janë një shkallë poshtë tyre ,   fakt që thekson se do të jetë një ndeshje shumë e luftuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy