
Interesi i Real Madridit për Declan Rice menjëherë i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Arsenalit, të cilët faktikisht i druhen largimit të tij.
Mirëpo, krerët e ‘’ Topchinjve ‘’ kanë përcaktuar çmimin për mesfushorin, afro 150 milionë euro.
26 vjeçari prej tre sezonesh mbron ngjyrat e 13 herë kampionëve të Premier Leagues dhe kontributi i dhënë ka ndikuar automatikisht në rritjen e vlerës së kartonit.
Ndërkohë traineri Xabi Alonso e konsideron tejet efektiv dhe cilësor anglezin, i cili mund ti ndihmojë ‘’ Galaktikët ‘’ në vijimësi për arritjen e objektivave.
Kjo shifër natyrisht mund të konceptohet edhe si një lloj pengese për xhepat e presidentit Florentino Perez, i cili sidoqoftë ka bërë maksimumin ndër vite për ekipin e zemrës.
Mënyra se si luan Declan Rice e ka bindur ish trainerin e Bayer Leverkusenit, i cili faktikisht është aktivizuar si mesfushor në të shkuarën dhe e kupton më së miri këtë pozicion.
Për më tepër eksperienca e ishi-t të West Hamit në kompeticionet europiane e avantazhon për një kalim të mundshëm në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, atje ku do ta priste një ndër klubet më të suksesshëm në futboll.
Presidentët Stan dhe Josh Kroenke janë të ndërgjegjshëm për potencialin e atij të madrilenëve dhe njëkohësisht e vlerësojnë maksimalisht nxënësin e Mikel Artetas, ndër më të rëndësishmit në 11-she.



