Ramadan Ndreu rikthehet në stol, merr drejtimin e Tërbunit

Ramadan Ndreu rikthehet në stol, merr drejtimin e Tërbunit

Humbja e fundit me Tomorin, ka sjellë ndryshime në stolin e Tërbunit. Klubi ka njoftuar këtë të hënë shkarkimin e trajnerit Alert Alcani.

Pukjanët nuk kanë humbur kohë dhe menjëherë kanë zgjedhur trajnerin e ri. Drejtimi i skuadrës i është besuar trajnerit Ramadan Ndreu.

Ky i fundit ishte pushim nga koha kur u shkarkua nga drejtimi i Kastriotit dhe tashmë do të provojë një aventurë të re me Tërbunin.

Pas 16 javëve kampionat, Tërbuni mban vendin e 9-të me 20 pikë, ndërsa regjistrojnë tre humbje radhazi.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy