
Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka dënuar Tiranën dhe Partizanin, pas incidenteve të dy tifozerive në derbi.
Përveç gjobës, dy klubet janë urdhëruar të dëmshpërblejnë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Air Albania”.
Ndërkohë është pezulluar me dy ndeshje drejtori i Tiranës, Tefik Osmani, për provokim të publikut.
Gjobat nuk mungojnë as te klubet e tjera të Superiores, për sjellje të gabuar të tifozëve. Besëlidhja ka humbur ndeshjen me Korabin në tavolinë, sepse nuk u paraqit, ndërsa i janë zbritur edhe 3 pikë në renditje.
VENDIMET:
KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dëmtimin e mjediseve sportive, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës dhe shfaqjen e banderolave homofobike, në bazë të nenit 5 të statutit të FSHF dhe neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 600.000 (gjashtëqind mijë) lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
Zyrtari i KF Tirana, Tofik Osmani, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dëmtimin e mjediseve sportive dhe hedhjen e sendeve në terrenin sportiv duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
FK Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
KF Besëlidhja, për mosparaqitje të ekipit në ndeshjen “KF Korabi-KF Besëlidhja“ në bazë të nenit 54/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
Lojtari i KSSH Veleçiku, Klaudio Marku, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.



