Pesë gola të shënuar, Chelsea rrezikon shumë ndaj Luton

Pesë gola të shënuar, Chelsea rrezikon shumë ndaj Luton

Chelsea e mbylli vitin me fitore, teksa triumfoi në transfertë ndaj Luton me rezultatin 2-3.

Blutë e Londrës, me Armando Brojën titullar e nisën mirë ndeshjen, teksa kaluan në avantazh me Palmer në minutën e 12-të, ndërsa në të 37-ën, Madueke dyfishoi shifrat.

Në minutën e 70-të, ishte sërish Palmer që shënoi të tretin, duke krijuar idenë se ndeshja kishte përfunduar.

Vendasit nuk u dorëzuan dhe shënuan dy gola të shpejtë, në minutat 80-të dhe 87-të, duke rihapur takimin, por vetëm kaq, pasi nuk ia dolën të barazojnë dot.

 Kjo është fitorja e dytë radhazi për Chelsea në kampionat, që ngjitet në vendin e 10-të me 28 pikë, ndërsa Luton i 18-ti me 15 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy