
Kukësi ka zyrtarizuar afrimin e dytë në merkato. Verilindorët kanë njoftuar firmën me sulmuesin Mario Beshiraj. 23-vjeçari vjen nga Kategoria e Parë, aty ku në sezonin e fundit ishte pjesë e Korabit, me të cilët shënoi edhe 11 gola. Në njoftimin e Kukësit, thuhet se Beshiraj ka firmosur kontratën për tre sezone. “Kukësi njofton se sulmuesi Mario Beshiraj është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për 3 sezone , duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër. 23 vjeçari, i lindur në Tirane vjen te Kukësi nga kampionati Shqiptar ku së fundmi ka qenë pjesë e KF Korabi, ku ka shënuar 11 gola! Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Mario Beshiraj dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Mario”, shkruan klubi i Kukësit.



