E konfirmon Olsi Rama, mesfushori rikthehet te Partizani

E konfirmon Olsi Rama, mesfushori rikthehet te Partizani

Esat Mala do të jetë pjesë e Partizanit në sezonin e ri. Mesfushori i cili u largua nga të kuqtë në përfundim të sezonit të kaluar, tashmë është rikthyer sërish te të kuqtë.

Mala u transferua në Turqi, te skuadra e Giresunspor, por këta të fundit nuk e federuan lojtarin për sezonin e ri dhe i dhanë leje për të gjetur një tjetër skuadër.

Në këtë situatë, 22-vjeçari nisi bisedimet me drejtuesit e Partizanit, me të cilët ka marrëdhënie shumë të mira. Është arritur një marrëveshje, që Mala të rikthehet te “demat” në huazim për një sezon dhe më pas të rikthehet te Giresunspor, me të cilët ka firmosur një kontratë 3-vjeçare.

Rikthimin e Malës te Partizani, e ka konfirmuar edhe drejtori i Partizanit, Olsi Rama, i cili ka postuar një foto me mesfushorin në profilin e tij dhe shkruan: “Me një mik të vjetër dhe të ri.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy