Liverpooli nuk e harron Bellingham

Liverpooli nuk e harron Bellingham

Prej kohësh tashmë , Liverpooli po has shumë probleme në lidhje me repartin e mesfushës për arsye të rendimentit të vakët të Fabinhos , Thiago Alcantaras apo anglezit Henderson, situatë e cila vë në dyshim mbarëvajtjen në të ardhmen .

Traineri Jurgen Klopp ka përveshur mëngët për ti dhënë zgjidhje dhe nuk e ka harruar mesfushorin e Borussia Dortmundit Jude Bellingham. 

Kontaktet për 19 vjeçarin kanë filluar dhe ‘’ The Redsat ‘’ fillimisht duhet të njihen me situatën me në brendësi duke qenë se anglezi konsiderohet shumë i rëndësishëm tek ‘’ Verdhezinjtë ‘’.

Për talentë të tillë gara pothuajse në të gjitha rastet ashpërsohet pasi ekipet e njohura tentojnë me çdo kusht ti afrojnë dhe e bëjnë edhe më emocionuese deri në momentet e fundit.

Në sezonin aktual , ishi i Birminghamit ka shpërthyer me Borussia Dortmundin duke rikonfirmuar cilësitë e mahnitshme , të shoqëruara me 8 gola dhe 2 asiste në 17 sfidat e deritanishme dhe mund të thuhet se hyrja në skenë e Liverpoolit thekson një lloj vështirësie për ‘’ Galaktikët ‘’ , ekip që rikuperoi shumë shpejt terrenin e humbur me Carlo Ancelottin pas ulje-ngritjeve me Zinedine Zidane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy