
Rusia eliminon Spanjën dhe shkon në çerekfinalen e në Kupës Botërore 2018, duke fituar 5-4 pas penalltive.
Koha e rregullt u mbyll me rezultatin 1-1, me autorë të golave në minutën e 12-të Ignashevich dhe në të 41-tën Dzyuba, ndërsa gjatë shtesës topi nuk përfundoi asnjëherë në rrjetë.
Të dy skuadrat shkuan në penallti, ku Spanja gaboi dy herë me Koke dhe Aspas, duke i dhënë Rusisë ëndrrën e çerekfinales.
Tashmë Rusia do të përballet me fituesin që del nga ndeshja e sotme Kroaci-Danimarkë.
Kështu, pas humbjes së Gjermanisë dhe Argjentinës, një tjetër skuadër e madhe lë kampionatin botëror.



