Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, ka dalë në konferencë për shtyp me trajnerin e Chelsea, një ditë para ndeshjes që londinezët do të luajnë në Champions League me Dinamo Zagreb.
Në fjalët e tij, Broja tha se e pret me qetësi momentin për të luajtur titullar dhe shtoi se merr anët pozitive nga kjo.
I pyetur për Shqipërinë, Broja deklaroi se është krenari e madhe të luajë për Kombëtaren kuqezi.
Jam një lojtar që luan lirshëm në fushë. Më pëlqen të luaj futboll. Kur trajner më beson, përpiqem të shënoj një gol, të jap një asist apo thjesht të luaj mirë duke u përpjekur të krijoj shanse për ekipin. Shumë lojtarë të rinj mërziten kur nuk luajnë rregullisht, unë mundohem të shoh anët pozitive dhe të zhvillohem.
Nga minuta e parë kundër Dinamo Zagreb? E vendos trajneri, ai zgjedh skuadrën. Të gjithë e dinë se Chelsea është një nga klubet më të mira në botë, prandaj është e vështirë të luash titullar. Do të mundohem ta kapërcej këtë vështirësi të madhe.
Shqipëria? Jam krenar që vij nga Shqipëria, të luaj për Kombëtaren e vendit tim është krenari e madhe.



