
Pavarësisht interesit të Interit duket se Cuti Romero e ka marrë vendimin për të ardhmen.
Mbrojtësi ka deklaruar se preferon Barcelonën, për të cilin presidenca e Tottenham Hotspurit synon 50 milionë euro. ‘’ Los Cules ‘’ nuk e kanë shmangur asnjëherë emrin e ishi-t të Genoas gjatë merkatove, i cili ndoshta do t’ia lehtësojë punën presidentit Joan Laporta.
Por po studiohet edhe Aymeric Laporte dhe Javi Salinas, pjesë e Racing Santander.
Megjithatë kërkesa e spanjollëve prej 16 milionë eurosh konsiderohet e ekzagjeruar nga kreu i ‘’ Blaugranëve ‘’.
Gjithsesi duhet ritheksuar se Barcelonës i duhet me patjetër ta konsolidojë repartin defensiv për të shmangur prapakohët në sezonin vijues.
Nga shifra e lartpërmendur drejtuesit e Interit praktikisht janë tërhequr, ç’ka do të thotë se gjigandët e La Ligas dhe jo vetëm janë paksa të favorizuar.
Për më tepër thuhet se në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ mund të transferohet John Stones me parametër zero.
Pas pesë sezoneve në ‘’ White Hart Line ‘’ ishi i Atalantës mund ta provojë veten në La Liga, një ndër kampionatet më të bukur të Europës.



