
Paraqitja dinjitoze me Marokun në Botërorin e Katarit, kombëtare e cila i tejkaloi pritshmëritë duke arritur deri në gjysëmfinale , e ka shëndërruar Azzedine Ounahin në një element shumë të preferuar në merkato.
Për talentin e Angersit, Napoli po insiston dhe sipas ‘ Calciomercatos ‘ , presidenti Aurelio Di Laurentis i ka ofruar 20 milionë euro francezëve.
Në lidhje me këtë operacion , ‘’ Azurrët ‘’ kanë planifikuar ta huazojnë tek modestët e Ligue 1 deri në fundin e sezonit, fakt që do ta ndihmonte Angersin për të bërë mirë , në një ndër pesë ligat më kompetitive të Europës.
‘’ Il Partenopei ‘’ e kanë marrë shumë seriozisht këtë çështje dhe e konsiderojnë 22 vjeçarin zëvëndësuesin ideal të gjermanit Diego Demme, lojtar që nuk e ka lënë të kënaqur Luciano Spallettin.
Gjatë këtij sezoni bardhekaltërit janë përfaqësuar denjësisht , kryesisht në Serinë A , ku aktualisht ruajnë me shumë fanatizëm vendin e parë renditje.
Përveç Napolit , Azzedine Ounahi pretendohet edhe nga të tjerë ekipe të rëndësishëm por momentalisht napoletanët janë të avantazhuar për transferimin e afrikanit në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’.
Nëse i referohemi qëndrimit të drejtuesve të Angers , kjo tentativë konsiderohet një mundësi për fuqizimin e arkave dhe në këtë mënyrë të ndërhyjnë seriozisht në merkato me objektivin e shpëtimit nga rënia në një kategori më poshtë pasi aktualisht janë të fundit në tabelë.



