Interi , ofertë për Christensen

Interi , ofertë për Christensen

Pas largimit të Milan Skriniar , Interi është vënë në ndjekje të një zëvëndësuesi ideal por emri  i cili me shumë po qarkullon së fundmi është ai i Andreas Christensen .

Danezi  ka befasuar gjatë këtij sezoni dhe me shumë meritë është shëndërruar në një ndër më të mirët e Barcelonës në prapavijë, repart ku ka formuar një dyshe të pathyeshme me uruguajanin Ronald Araujo.  

Ndërsa ‘’ Los Cules ‘’  i kanë shtuar dy trofe të rëndësishëm vitrinës si Primera Division dhe Superkupën e Spanjës por duke patur parasysh situatën e ndërlikuar të tyre në aspektin ekonomik , Interi synon të përfitojë dhe ta arrijë akordin me 27 vjeçarin.

Gjithsesi Barcelonës do ti duhet t’ia hapë dyert e largimit disa lojtarëve për tu përmirësuar  dhe parashikohet se shitja e qendërmbrojtësit mund të arrijë 50 milionë eurot.

Për suksesin në kompeticionet pjesmarrëse sigurisht  duhet të punohet më fort gjatë merkatos nga ana e drejtuesve por duhet theksuar se pas fitimit të Kupës së Italisë , Interit i mbetet edhe finalja e Champions Leagues kundër një rivali të frikshëm siç është Manchester City.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy