Manchester City triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Chelsea-t në transfertë, në ndeshjen e javës së parë në Premier League.
“Qytetarët” iu falën golave të Haaland në minutën e 18-të dhe Kovacic në minutën e 84-t, për të marrë 3 pikët e para.
Një ndeshje e bukur dhe me raste, por në fund tre pikët u koleksionuan nga skuadra e Pep Guardiolës.
Vlen të përmendet se Chelsea u shfaq shumë kërkuese në fushe, duke iu afruar disa herë golit, por pa sukses.



