Behari: Ndeshje e luftuar, Tiranën e pashë në vështirësi ndaj Kastriotit

Behari: Ndeshje e luftuar, Tiranën e pashë në vështirësi ndaj Kastriotit

Trajneri Ardi Behari, në emisionin “Skaner” në MCN TV, analizoi fitoren e Tiranës ndaj Kastriotit.

Behari deklaroi se ishte një ndeshje e luftuar, duke shtuar se bardheblutë i pa në vështirësi. Sipas tij me këtë triumf, Tirana bëri detyrën.

Nuk e pashë aq të lehtë ndeshjen për Tiranën. Pashë një skuadër në vështirësi të mëdha. Ishte shumë e vështirë për të kuptuar vendosjen taktike të skuadrave. Tirana bëri detyrën. Bardheblutë për të dominuar, ndërruan sistemin në minutën e 60-të. Ishte ndeshje e bukur, e cila i kishte të gjitha brenda.

Kastrioti nuk harronte kurrë të sulmonte, ndonëse luajti në mbrojtje. Ishte një ndeshje shumë e luftuar. Disa ngjarje e kaluan cakun, sepse ato përplasje në fund nuk duhet të ndodhnin, sepse ia prishin bukurinë futbollin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy