Pas pushimeve verore, sot do të ngrenë siparin tre nga kampionatet kryesore në Europë.
Bundesliga starton në 20:30, ku kampionët e Bayern Munich nisin mbrojtjen e titullit, teksa përballen me Eintracht Frankfurt në transfertë.
Në Premier League, sipari ngrihet me Crystal Palace-Arsenal, sfidë e plnaifikuar të luhet më 21:00. Në të njëjtin orar, luhet edhe ndeshja e parë në Ligue 1 në Francë, Lyon-Ajaçio.
Dy kampionatet e tjera kryesore, La Liga dhe Serie A, do të fillojnë javën tjetër.



