
Në sezonin e shkuar Folarin Balogun la gjurmë tek Monaco.
Sulmuesi nuk e ka ndalur vrullin dhe po rezulton i determinant edhe për Amerikën e Mauricio Pochettinos.
Për 24 vjeçarin tashmë është interesuar Atletico Madridi dhe flitet se presidenti Enrique Cerezo mund ta arrijë marrëveshjen për 50 milionë euro.
Kalimi në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ do të konsiderohej starti i një tjetër eksperience, tek një ndër klubet më kompetitivë, si në Spanjë ashtu edhe Europë.
17 gola dhe 4 asiste në 38 sfida ishin statistikat në sezonin e shkuar me monegaskët i cili në të shkuarën ishte pjesë edhe e Arsenalit.
Eksperienca në Premier League, Championship dhe Ligue 1 ia ka lartësuar figurën dhe sakrificat i janë shpërblyer me interesin e ‘’ Los Colchoneros ‘’.
Kontrata me Monacon i skadon në 2028-tën dhe vlera e kartonit momentalisht i arrin 40 milionë eurot.
‘’ El Cholo ‘’ kërkon medoemos një sulmues që bën diferencën dhe ishi i Middlesbrough mund të ketë fatin të provojë veten tek ‘’ Los Rojiblancos ‘’.
Për ish fituesit e La Ligas është një shans për të parakaluar pretendentët duke qenë se nuk përjashtohet zgjerimi i listës për shërbimet e Folarin Balogun.



