
Tre sezonet mjaft të suksesshëm në rradhët e Manchester City-t natyrisht po i garantojnë pretendentë cilësorë Josko Gvardiolit.
Mbrojtësi tashmë është objektiv i Barcelonës, ekip tek i cili sigurisht ulje-ngritjet në këtë rapart vijojnë të jenë prezente.
Sipas ‘ Partidazo de Cope ‘, ‘’ Blaugranët ‘’ përveç Julian Alvarezit e kanë përqëndruar vëmëndjen edhe tek ishi i Dinamo Zagrebit i cili pretendohet edhe nga Bayern Muncheni, Real Madridi dhe gjithashtu Interi.
Ky interes rikonfirmon cilësitë e 24 vjeçarit, një lojtar që ofron siguri në prapavijë.
Të jesh pjesë e ‘’ Qytetarëve ‘’ prej kaq kohësh dhe për më tepër të vihesh nën urdhërat e Pep Guardiolas nuk është një sfidë e lehtë dhe Josko Gvardiol i ka arrirë objektivat.
75 milionë euro ka përcaktuar sheiku Khaldoon Al Mubarak për ta lënë të lirë dhe Joan Laporta është i ndërgjegjshëm se e pret një sfidë në këtë aspekt.
Në sezonin e kaluar u aktivizua në 25 sfida, të shoqëruara me 2 gola dhe natyrisht një rendiment për tu patur zili.
Një tjetër avantazh është se komponenti i kombëtares ‘’ Trikolor ‘’ përshtatet me lehtësi në disa pozicione të repartit defensiv dhe për skemat e trainerit Hansi Flick ky aspekt është shumë i rëndësishëm.



