Pas kualifikimit në Europian, te Kombëtarja shqiptare, kanë nisur nga puna, për të gjetur kundërshtarë për miqësore në muajin mars.
Një nga opsionet ishte kombëtarja e Zvicrës. Dy federatat, shqiptare dhe ajo zvicerane, ishin në bisedime, për një miqësore të mundshme, por megjithatë kjo nuk do të ndodhë.
Vetë Federata Zvicerane, ka zyrtarizuar ditën e sotme, miqësoren me Danimarkën, e cila do të zhvillohet më 23 mars.
Në këtë situatë, Shqipëria duhet të gjejë një tjetër kundërshtar, me trajnerin Silvinjo, që ka kërkuar ekip të fortë, për tu testuar para Europianit.



