Klubi i Fenerbahce-s po mendon tërheqjen nga Superliga turke. Shkak për këtë, është bërë dhuna në derbin e fundit ndaj Trabzonspor, kur tifozët e këtyre të fundit, u futën në fushë dhe dhunuan lojtarët kundërshtarë.
Në një njoftim të fundit të Fenerbahce, thuhet se drejtuesit do të kenë një Asamble, ku do të diktuohet për veprimet që do të ndërmerren, përfshirë këtu edhe një tërheqje të mundshme nga kampionati.
“Në Asamble do të diskutohet për veprimet që do të ndërmerren, duke përfshirë edhe tërheqjen e ekipit tonë të futbollit nga SuperLiga, bazuar në ngjarjet e ndodhura në ndeshjen e luajtur natën e 17 marsit 2024 dhe ngjarjet e fundit që ndodhën në futbollin turk.”, thuhet në njoftimin e klubit.



