
Paris St Germain është një ndër ato klube që ka shprehur më tepër interes për Achraf Hakimin . Marokeni e ka mbyllur sezonin me trofe tek Interi dhe problemet e theksuara ekonomike i detyrojnë zikaltërit për të vënë në praktikë shitjen e lojtarëve me objektivin e rikuperimit të tyre . Krahu i djathtë i mbrojtjes së Paris St Germain ka evidentuar shumë luhatje gjatë sezonit të lënë pas dhe 22 vjeçari konsiderohet si një ndër lojtarët më të kërkuar të momentit .
Në këtë rrugëtim ‘’ Les Pariziens ‘’ nuk do të jenë të vetëm sepse do të ‘’ bezdisen ‘’ nga Chelsea , por ish kampionët e Francës kanë ofruar rreth 75 milionë euro, shifër e cila nuk i plotëson kërkesat e Interit . Arsyeja është se që në fillim italianet e kanë konsideruar kartonin e tij rreth 90 milionë euro që korrespondon me vlerat e treguara nga Achraf Hakimi në fushë . Mbrojtësi kryeqytetas mbërriti në ‘’ Giuseppe Meazza ‘’ në sezonin e kaluar kundrejt 40 milionë eurove dhe aktuali ka rezultuar determinant për ti rritur shanset sepse për më tepër e ka shëndërruar në një ndër anësorët më të mirë në botë.
Nëse merret parasysh potenciali që disponon presidenti i Paris St Germain Nasser Al Khelaifi dilet në konkluzionin se ky operacion është në rrugë të drejtë por merkatoja e verës do ti japë përgjigje definitive veprimeve të drejtuesve të kuq e bluve .
7 gola në 45 ndeshje kanë finalizuar një etapë mbresëlënëse me Interin , i vetmi rival që ka ulur nga froni Juventusin pas 9 vitesh rradhazi si kampion i Scudettos .



